Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, së shpejti pritet ta shohim si drejtor në kryeqytet.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Lushakun mund ta shohim si drejtor të Arsimit, të Investimeve Kapitale apo të Inspekcionit.
Me formatimin e ri të kësaj partie në kryeqytet, si dhe me drejtorët komunalë që pritet të bëhen pjesë e Kuvendit, siç është rasti i drejtoreshës së Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, Donat Lushakut pritet t’i hapet rruga në ndonjërën nga strukturat udhëheqëse të komunës.Mbetet të shihet se timonin e cilës drejtori do ta marrë ai./Njeshi/