10.3 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Zëdhënësi i MPJD publikon një video kur Rifat Jashari priti në kullë Donika Gërvallën

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Leutrim Sahiti, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku shihet Rifat Jashari duke pritur në kullë ministren Donika Gërvalla.

Sahiti ka shkruar se do të turpërohen ata që kanë deklaruar se Jashari nuk është dashur t’i pranojë në kullë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Donika Gërvalla.

“Historia nuk do t’ua falë këtë. Do të mbeteni përherë të turpëruar! Një video për ata që në ditët e Epopesë së UÇK-së, në ditët që simbolizojnë unitetin e bashkimin karshi armikut, pa fije turpi, të mbushur me vrerë, kur panë në kullën e bacës Rifat Kryeministrin Kurti dhe Ministren Gërvalla, eskaluan duke thënë që baca Rifat nuk është dashur t’i pranojë këta të dy në kullën e tij”, ka pohuar ai.

Sahiti ka shtuar se “Baca Rifat dhe mijëra e mijëra mërgimtarë janë dëshmitarë të kontributit të madh të Donika Gërvallës para, gjatë dhe pas luftës. Ata ishin bashkë në shumë protesta në Gjermani, në aksione për të ndihmuar popullatën në Kosovë dhe për të ndihmuar luftën çlirimtare”.

“Janë këta “gazetarë” e “analistë” që partia e tyre, e rritur dhe fuqizuar, e ardhur në pushtet duke u thirrur në familjen Jashari dhe luftën e UÇK-së, sot gënjejnë që asnjëherë nuk ka qenë traditë  e tyre që të vizitojnë kullën e bacës Rifat, madje manifestuan “fitore” të vjedhur me automatika kundër nipit të Rifat e Adem Jasharit dhe djalit të Hamëz Jasharit. Turp”, shkroi ai./Telegrafi/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...