14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Zeka e Deva nga AmCham: Tre vitet e fundit, Kosova ka rritur për dhjetëfish eksportin në SHBA

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i shoqëruar nga Dren Deva, afarist shqiptaro-amerikan dhe njëherit anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ishin mysafir të gazetares së mirënjohur Jane KIng, në programin televiziv ekonomik në kanalin prestigjioz NASDAQ, që menaxhohet nga bursa me të njëjtin emër me seli në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka transmetuar Reporteri.

Drejtori i Odës Amerikane, Arian Zeka, foli për rolin e organizatës që ai drejton si dhe për qëllimin e delegacionit të rreth 25 bizneseve në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar fokusin mbi bizneset e diasporës në Amerikë.

Ai foli për një rritje të jashtëzakonshme të eksporteve në SHBA. Ai tha se rritja është dhjetë fish më e lartë krahasuar me tre vjet më pare dhe kjo kryesisht vjen nga industria e dyshekëve e cila e pozicionon Kosovën si një lojtar të rëndësishëm global.

Zeka foli edhe për sektorin e shërbimeve, veçanërisht në industrinë e TIK-ut, I cili po ashtu ka shënuar rritje të konsiderueshme, duke theksuar se kompanitë kosovare eksportojnë shërbime edhe në Shtetet e Bashkuara.

Ky zgjerim nënvizon aftësinë e Kosovës në ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu, ai foli edhe për pozitën strategjike të Kosovës dhe afërsinë me portet detare në vendet fqinje si Shqipëria, Mali i Zi dhe Greqia, duke forcuar aksesin dhe lidhjen e saj për tregti.

Ndërsa duke sqaruar se autoriteti doganor i Kosovës ka zyrë në portin e Durrësit për procedurat doganore për mallrat që kanë destinacion Kosovën, kjo e bënë Kosovën praktikisht me qasje direkte në një port detar.

Zeka tha se Kosova synon të tërheqë më shumë investime amerikane, duke shfrytëzuar qëndrimin e saj pro-amerikan, politikat e favorshme tatimore dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian si stimuj bindës. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe vendet e Ballkanit u ofron kompanive amerikane një mundësi të favorshme për të krijuar baza prodhuese në Kosovë, duke mundësuar eksporte pa tarifa në BE.

Dren Deva, nga kompania Tech Fusion Ventures, foli për përvojën e tij si investitor nga Diaspora në Kosovë, duke theksuar përparësitë kryesore që Kosova u ofron investitorëve të huaj, si kostot dukshëm më të ulëta për punonjësit, së bashku me njohuritë e gjuhës angleze dhe një mentalitet global, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për bizneset amerikane.

Ai tha se kompania që ai drejton shërben si lidhëse kryesore ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke ofruar shërbime teknologjike të përshtatura për nevojat e komunitetit të diasporës.

Deva theksoi se pavarësisht se është një platformë me bazë në SHBA, të gjitha operacionet teknike dhe logjistike i janë dhënë Kosovës. Kjo thekson aftësinë e Kosovës në mbështetjen e operacioneve të ndryshme të biznesit nga distanca.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...