8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Zelanda e Re goditet nga një tërmet prej 6.2 shkallësh

Zelanda e Re është goditur nga një tërmet i fortë.Siç njofton Instituti Amerikan i Gjeologjisë, fuqia e dridhjes ishte 6.2 shkallë të Rihterit.

Sipas USGS, lëkundjet e tokës ndodhën rreth orës 1:00 të mëngjesit, sipas orës lokale.

Epiqendra ishte 300 kilometra në jugperëndim të qytetit Invercargill, dhe thellësia ishte e cekët – 10 kilometra nën nivelin e detit.

Zelanda e Re ka rreth pesë milionë banorë dhe ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit – një zonë aktive sizmike e përbërë nga vullkane që rrethojnë Oqeanin Paqësor.

Aty ndodhin shumica e tërmeteve në botë.Një tërmet me magnitudë 6,0-6,9 konsiderohet i fortë.Mund të shkaktojë dëmtime edhe në ndërtesa të forta dhe të ndërtuara mirë.

Çdo vit ndodhin 100 deri në 150 tërmete të tilla në botë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...