Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po justifikon veprimet e liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.
Ai këto komente i bëri në një intervistë dhënë për CBS Neës.
“Është një ndryshim në ton, një ndryshim në realitet, me të vërtetë po, një ndryshim në realitet, dhe unë nuk dua të përfshihem në realitetin e ndryshuar që po më paraqitet”, tha Zelensky.
Ai deklaroi se Ukraina nuk sulmoi askënd për të filluar luftën dhe vazhdoi të kritikonte zëvendëspresidentin amerikan Vance.
“Më duket se zëvendëspresidenti po justifikon disi veprimet e Putinit. Unë u përpoqa t’i shpjegoj: Nuk mund të kërkosh diçka në mes. Ka një agresor dhe ka një viktimë. Rusët janë agresori dhe ne jemi viktima”, shtoi Zelensky./Njeshi/