Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohet me zëvendësin e Trumpit, JD Vance, për bisedime në Munih më vonë, derisa lufta pritet të dominojë një takim të liderëve botërorë.
Zyrtarët e qeverisë amerikane po vazhdojnë vizitën e tyre në Evropë, ndërsa fërkimet midis dy aleatëve rriten pas komenteve të diskutueshme për Ukrainën.
Nënkryetari JD Vance tani ka mbërritur në Mynih ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku pritet të prezantojë planet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë ditës së sotme. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka mbërritur gjithashtu në Varshavë, ku po takohet me anëtarët e qeverisë polake për të diskutuar marrëveshjet ushtarake dhe situatën në Ukrainë.
Ndërkohë, Vance i ka thëtë ‘Wall Street Journal’ se Moska mund të goditet me sanksione dhe veprime të mundshme ushtarake nëse Putini nuk arrin të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje që garanton pavarësinë afatgjatë të Kievit.
Aleatët e NATO-s të Amerikës janë ende duke reaguar ndaj njoftimit të papritur të Trump-it këtë javë, se ai dhe Vladimir Putin, i Rusisë, kishin rënë dakord në një telefonatë për të filluar bisedimet për t’i dhënë fund luftës. Presidenti ukrainas, Zelensky, ka thënë se çdo marrëveshje e tillë duhet të përfshijë Ukrainën. Qëllimet e Volodymyr Zelensky në takimin e tij me zëvendëspresidentin JD Vance duken të qarta, të inkurajojë SHBA-në që të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës dhe të mbajë parasysh interesat më të mira të kombit të rrethuar, ndërsa përpiqet të negociojë një fund të luftës.
Disa orë para takimit të pritur, Zelensky tha se një dron rus kishte goditur termocentralin e shkatërruar bërthamor në Çernobil afër kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë, duke nënvizuar krizën në terren. Shërbimet e urgjencës thanë se kufijtë e sfondit të rrezatimit mbeten normal.
Ka qenë një javë me lëvizje të mëdha për një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, me presidentin Donald Trump, që duket se ka bërë lëshime kryesore ndaj Putinit. Trump ka përsëritur pohimin e tij se pushtimi i Rusisë në Ukrainë u nxit nga ambiciet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n, një pikëpamje që nxit arsyetimin e vetë Rusisë për luftën./Njeshi/