14.7 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Zelensky flet me Ramën, diskutojnë për rëndësinë e rritjes së ndihmës për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Biseda mes dy liderëve vjen në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Patëm një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. E urova për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona dhe hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuam mbi situatën në front dhe mbi rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjes për formulën tonë të paqes”, shkruan në një postim në Twitter presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama dha lajmin për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev ndërsa më herët ministrja punëve të Jashtme Olta Xhaçka njoftoi se Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj kundër luftës së agresionit të Rusisë.

Ajo theksoi se mirëpret bashkëpunimin në të ardhmen me homologun ukrainas./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...