16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Zelensky konfirmon se Ukraina nesër do të marrë pjesë në bisedimet për paqe të organizuara në Turqi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes me Rusinë në Turqi gjatë të hënës.

Në një postim në X, Zelensky tha se Umerov do të udhëheq delegacionin në Stamboll.

Ai theksoi se ndër kërkesat e Ukrainës për takim, përfshin një armëpushim të plotë dhe pa kushte, lirim i të burgosurve dhe rikthimi i fëmijëve të rrëmbyer.

Gjithashtu bëri të ditur se çështjet kyçe mund të zgjidhen vetëm pas një takimi mes dy liderëve, Zelensky-Putin.

Raundi i parë i bisedimet në Stamboll kishte zgjatur të paktën dy orë, kurse në takim është diskutuar kryesisht për shkëmbim të burgosurish, por se kishin dështuar të arrijnë dakordim për armëpushim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...