5.5 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Zelensky mbërrin në Shqipëri

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka mbërritur në Shqipëri për herë të parë për të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.

Në aeroportin ndërkombëtar në Rinas, Zelensky dhe delegacioni që e shoqëron është pritur sipas protokollit zyrtar nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, për t’iu drejtuar kryeqytetit ku dhe do të akomodohen.

Ai shoqërohet nga eskorta e automjeteve dhe forca të shumta policie. Ndërkohë kujtojmë se në kuadër të kësaj vizite, akset rrugore që ndjek eskorta e Zelenskyt janë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve të tjera./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...