Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në arritje në samitin urgjent të vendeve të BE-së që sot po nis në Bruksel, ka falënderuar liderët europianë për “mbështetjen e tyre të fortë” të cilën ai thotë se e ka parë “që nga fillimi i luftës dhe … gjatë gjithë kësaj periudhe dhe javën e kaluar, ju qëndroni me ne”.
“Ne jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ne e ndjejmë atë. Është shumë e rëndësishme që ju [dërgoni] një sinjal të fortë për popullin ukrainas, për luftëtarët ukrainas, për civilët, për të gjitha familjet tona. Dhe është e mrekullueshme që nuk jemi vetëm”.
Ai në prononcimin për media ishte bashkë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.
Costa thotë se liderët europianë duhet të “marrin vendime dhe të përmbushin” premtimet e tyre ndërsa përballen me seriozitetin e situatës.
“Ne jemi këtu për të mbështetur Ukrainën për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.
Duke iu kthyer Zelensky-t, ai i tha atij “ne jemi me ju, ne do të vazhdojmë me ju tani dhe në të ardhmen”, pasi ai thotë se e sheh Ukrainën si një “shtet anëtar të ardhshëm”.
Von der Leyen tha se është “një moment vendimtar” për Europën dhe Ukrainën pasi kontinenti “përballet me një rrezik të qartë”. /Njeshi/