Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka mundësi që Rusia të rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës, pas fitoreve të fundit që i ka shënuar afër qytetit të Harkivit.
Trupat ushtarake ruse kanë tentuar të avancojnë në fushëbetejë, teksa forcat ushtarake ukrainase janë përballur me mungesë të armëve për sulm dhe mbrojtje.
Zelensky e ka pranuar se ekzistojnë probleme me stafin ushtarak dhe moralin e tyre, duke shtuar se një pjesë e brigadave ekzistuese janë të thata.
Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se flota ajrore e vendit të tij po përballet me mungesa dhe u ka bërë sërish thirrje vendeve aleate që të dërgojnë më shumë aeroplanë luftarakë.
“Sot ne kemi vetëm rreth 25 për qind të asaj që na duhet për ta mbrojtur Ukrainën”, ka thënë Zelensky teksa i ka komentuar kapacitetet ajrore të Ukrainës.
“Në mënyrë që Rusia të mos ketë superioritet ajror, flotës sonë i duhen 120 deri në 130 aeroplanë modernë”.
Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar së fundmi një paketë ndihme për Ukrainën, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, në të cilën përfshihen edhe pajisjet ushtarake. /Njeshi/