Një zhvillim i papritur ka ndodhur në Ukrainë, ku Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e Forcave Ajrore Mykola Oleshchuk.
Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi ushtria ukrainase konfirmoi se kishte humbur një avion luftarak F-16 në betejë me forcat ruse, shkruan A2 CNN.
Megjithatë, vetëm pak ditë më parë, atëherë kur pranoi përdorimin e F-16 amerikan në luftë, Zelensky tha se avionët amerikanë kanë arritur të s’mbrapsin sulmin me raketa e dronë të Rusisë./Njeshi/