16.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Zelensky thotë se ukrainasit do të thyejnë ëndrrat e Moskës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat e tij të armatosura nuk janë thyer moralisht, sa i përket përpjekjeve për të thyer ëndrrat e Moskës të filluara afro pesë muaj më parë në Ukrainë.

Duke iu adresuar kombit përmes një videoje, Zelensky theksoi se ka pasur ndryshime të mëdha në fushëbetejë në 24 orët e fundit.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës po përgjigjen, po i detyrojnë të tërhiqen dhe po shkatërrojnë forcat ofensive të okupatorit. Duhet t’i thyejmë”, shtoi presidenti ukrainas.

“Është një detyrë e vështirë. Kërkon kohë dhe përpjekje të mëdha, por nuk kemi alternativa tjera”, tha ndër tjera Zelensky.

Ndryshe forcat ukrainase të hënën kanë ngritur sërish flamurin në Ishullin e Gjarprit, që prej muajsh ishte nën kontrollin e forcave ruse.

Ishte pikërisht një operacion ushtarak i ukrainasve, që detyroi rusët të tërhiqen. Për ta dëshmuar këtë, Kievi publikoi pamjet e sulmi mbi makinerinë luftarake të Moskës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...