Këngëtari i njohur gjakovar, në të gjitha trevat shqiptare për zërin melankolik, ambitusin e veçant dhe ruajtjen me fanatizëm të repertorit të mirëfilltë popullor Zenel Doli sot kremton ditëlindjen e 72-të.
Zenel Doli me më shumë se pesë dekada punë, vazhdon të mbetet ndër emrat më të pëlqyer të interpretimit të mirëfilltë.
Karrierën muzikore në Gjakovë do e fillonte me emrat e njohur të kohës, duke u paraqitur në bashkëpunime që nga Ismet Peja, Nijazi Nikoliqi, më pas Hyda Osa dhe Ismet Bytyqi e shumë të tjerë.
Zenitin e suksesit Zenel Doli do ta prekte që nga vitet e 80-ta në dutetet dhe paraqitjet e para me këngëtarin e njohur shqiptar, Shkëlzen Jetishi-Xeni.
Edhe urimin e veçant publik pas familjes, Zenel Dolit sot ja ka bërë bashkëpunëtori më i afërt i tij, i njohuri Shkëlzen Jetishi-Xeni.
Që nga atëherë, përtej skenës gjakovare, me regjistrimet e tyre në Radio Prishtinë, do arrinin famën popullore në emërtimin Doli-Jetishi.
Gjatë karrierës Zenel Doli ka edhe regjistrime muzikore si solo këngëtar, ndërsa fillimvitit 2025 e ka nisur me një projekt muzikor të përgatitur nga Vëllaznim Buxhovi, duke ju kthyer kohëve të shkuara në repertor, së bashku me Hyda Osën dhe solistin e gjeneratës së re Halil Mala.
Si njohës dhe interpretues i këngës me shtrirje nga të gjitha trevat shqiptare, Zenel Dolit duket se pas të mirëfilltes gjakovare, ti shkoj për zemër edhe repertori i këngëve të Shqipërisë së mesme, veçmas ai elbasanas.
Zenel Doli sot, me 72 vite jetë e rreth 55 vite karrierë të bujshme muzikore, dinjitetshëm vazhdon të kontribuoj në melosin e bukur të muzikës së pafund shqipe.
Me këtë rast Zenel Dolin e urojnë edhe ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ me dëshirën për shëndet dhe suksese të mëtejme./RADIO 1/
Potpuria 2025 e Vëllaznim Latës, vie edhe si video-realizim muzikor-shikim të këndshëm