7.7 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Zenel Doli, zëri i kulluar sot la prapa shtatë dekada! Urime

Këngëtari nga Gjakova i njohur në të gjitha trevat shqiptare për zërin melankolik, ambitusin e veçant dhe ruajtjen me fanatizëm të repertorit të mirëfilltë popullor Zenel Doli sot kremton ditëlindjen e 70-të.

Zenel Doli me më shumë se pesë dekada punë, vazhdon të mbetet ndër emrat më të pëlqyer të interpretimit të mirëfilltë.

Karrierën muzikore në Gjakovë do e fillonte me emrat e njohur të kohës, duke u paraqitur në bashkëpunime që nga Ismet Peja, Nijazi Nikoliqi, më pas Hyda Osa dhe Ismet Bytyqi e shumë të tjerë.

Zenitin e suksesit Zenel Doli do ta prekte që nga vitet e 80-ta në dutetet dhe paraqitjet e para me këngëtarin e njohur shqiptar,Shkëlzen Jetishi-Xeni.

Që nga atëherë, përtej skenës gjakovare, me regjistrimet e tyre në Radio Prishtinë, do arrinin famën popullore në emërtimin Doli-Jetishi.

Gjatë karrierës Zenel Doli ka edhe regjistrime muzikore si solo këngëtar.

Si njohës dhe interpretues i këngës me shtrirje nga të gjitha trevat shqiptare, Zenel Dolit duket se pas të mirëfilltes gjakovare, ti shkoj për zemër edhe repertori i këngëve të Shqipërisë së mesme, veçmas ai elbasanas.

Zenel Doli sot, me shtatë dekada jetë e mbi pesë sosh karrierë të bujshme, edhe pse me ndërprerje tërësie orkestrale, pas zhvillimeve në orkestrën e Vllaznim Buxhovit, dinjitetshëm vazhdon të kontribuoj në melosin e bukur të muzikës së pafund shqipe.

Me këtë rast Zenel Dolin e urojnë edhe ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ me dëshirën për shëndet dhe suksese të mëtejme./RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...