16.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Zeqiraj i VV-së: Populli po e do ndryshimin edhe në Pejë

Besnik Zeqiraj – Sekretar i Qendrës së VV-së në Pejë, ka dalur me një deklaratë për opinion në të cilën ka rikapituluar rezultatin e anëtarësimeve të reja gjatë vitit 2020 dhe këtë fillimvit në komunën e Pejës.

Nisur nga ky rezultat Zeqiraj i VV-së thotë se populli po e kërkon ndryshimin edhe në komunën e Pejës.

Zeqiraj akuzon Gjykatën se është kapur nga kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Postimi i plotë:

“Gjatë vitit 2020 kishim plotë 906 anëtar te rinjë, kurse vetëm prej datës 14.02.2021e deri me sot, kemi plot 489 anëtar te rinjë! Vala e parë ishte motivuar për ndryshim ne nivel nacional, kurse vala e dytë si motivacion po e ka ndryshimin ne nivel lokal! Peja gjithmonë, bënë ndryshim pas dy mandateve, andaj ne vjeshtën e vitit 2021 ndryshimi ne Peje do të ndodhë! Nëse Gazi e ka kap gjykatën, nuk mund ti rrëmbej edhe qytetarët!”-shkruan Zeqiraj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...