16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Zëri i Policisë së Kosovës dëgjohet në Kolumbi, Hoxha dhe Ajvazi japin intervistë në radion zyrtare

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, Drejtori i Departamentit për Rend Publik Gazmend Hoxha,dhe Nënkoloneli Arbnesh Ajvazi, ka ndarë detaje rreth pjesëmarrjes së delegacionit të Policisë së Kosovës në Konferencën e Udhëheqësve të Lartë Policorë, e cila u mbajt së fundmi në Kolumbi.

Gjatë konferencës, përveç pjesëmarrjes në sesione zyrtare dhe takimeve të rëndësishme me përfaqësues të vendeve të ndryshme, delegacioni pati rastin të japë edhe një intervistë zyrtare për institucionet dhe radion e Policisë së Kolumbisë.

“Delegacioni i Policisë së Kosovës, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e udhëheqësve të lartë Policorë, përveç takimeve zyrtare, paten rastin të japin edhe intervistë zyrtare në institucionet dhe radion e Policisë së Kolumbisë”, thuhet në njoftim.

Ky bashkëpunim dhe prezantim ndërkombëtar vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe rritjen e profilit ndërkombëtar të Policisë së Kosovës.

 

 

Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Kolumbi, Artan Duraku./Njeshi&IO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...