10.7 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Zëri i Rrëqebullit, një tjetër thirrje për mbrojtje të natyrës, Rugovës e Lumbardhit të Pejës (Video)

Organizata mjedisore ERA Group ka publikuar një video të rallë ku është kapur zëri i Rrëqebullit ballkanik. Kjo video sipas të gjitha gjasave është bërë në majat e parkut kombëtarë të Bjeshkëve të Nemuna në perëndim të Kosovës.

Pak nga ne e kemi dëgjuar zërin kësaj krijese të rallë, ja ku keni rastin:

Përmes përshkrimit në FB zyrtarë, ERA:

“Një vlerë kombëtare por edhe botërore e rrezikuar nga zhdukja që ende nuk e ka gjetur përkrahjen dhe mbështetjen e institucioneve tona. Çfarë mund të themi veçse argumentit…që ende është gjallë. Prezenca e Rrëqebullit është një dëshmi që natyra të ruhet e të mbrohet. Apo të demtohen e zhduken para syve tanë.” –reagon ERA.

Gjuetia ilegale, shpyllëzimi, mungesa e zbatimit të ligjeve në parqet nacionale dhe ndërtimi i hidrocentraleve në zonat e mbrojtura po e ndikojnë mbijetesën e rrëqebullit, nëse nuk merren masa, kërcënohet zhdukja e plotë e kësaj krijese të rallë.

Organizata mjedisore ERA Gruop, së bashku me partnerët e saj ndërkufitarë dhe ndërkombëtarë, ka filluar aktivitetet e mbrojtjes së rrëqebullit ballkanik që nga shtatori i vitit 2013.

*‘Environmentally Responsible Action’ (ERA) është një organizatë joqeveritare me seli në Pejë. Si mision ka ngritjen e vetëdijes mjedisore, ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë së rinisë dhe komunitetit të Kosovës.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...