-1.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Zëvendës Sekretari i NATO-së: Është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, në një bisedë telefonike me emisarin e BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë e mbështetë fuqishëm BE-në në përpjekjet e saj për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftim, Geoana tha se NATO e mbështet fuqishëm dialogun mes të dy palëve derisa bëri thirrje që si Prishtina, edhe Beogradi, duhet të bëjnë kompromise.

“NATO mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën, nën udhëheqjen e BE-së. Është koha për të dyja palët që të bëjnë kompromise”, ka shkruar ai në Twitter.

 

 

“Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë”, tha tutje.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...