Në kampin “Film City” në Prishtinë është organizuar ceremonia e ndërrimit të komandës së zëvendëskomandantit të KFOR-it, mes Jozsef Szpisjak dhe Federico Bernacca.
Paraardhësi i këtij të fundit deklaroi se viti i fundit ishte më sfiduesi në historinë e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Tutje, Szpisjak shtoi se gjatë kësaj periudhe kanë reaguar ndaj krizave të shkaktuara që nga dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutaş tha se Jozsef Szpisjak ka shërbyer me nder në NATO dhe se ka bërë hapa të mëdhenj në përmbushjen e mandatit të KFOR-it në Kosovë.
“E di që ky vit ka qenë sfidues. Megjithatë, ju keni bërë hapa dhe përparim të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në përmbushjen e mandatit të KFOR-it, duke ofruar asgjë tjetër veçse më të mirën partnerëve tanë të vendit nikoqir të Kosovës…”, tha komandanti i ri i KFOR-it.
Tutje përmendi edhe disa nga arritjet e ish-zëvendëskomandantit.
“Ju siguruat rihapjen e linjave ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ai.
Ai i uroi mirëseardhje edhe zëvendëskomandantit Federico Bernacca, për të cilën tha se ka punë të mëdha për të bërë.
Në ceremoninë e ndërrimit të komandës, ish-zëvendëskomandanti i KFOR-it, Jozsef Szpisjak tha se viti i kaluar ishte më sfiduesi për historinë e KFOR-it në Kosovë.
“Viti i fundit ishte një nga më sfiduesit në historinë e KFOR-it”, tha ai.
Zëvendëskomandanti Federico Bernacca tha se trashëgimia profesionale e paraardhësit do të jetë busulla që do të drejtojë mandatin e tij.
Një muaj më parë është organizuar edhe ceremonia e ndërrimit të komandës mes Angelo Michele Ristuccia dhe Ozkan Ulutas./Njeshi/