4.9 C
Pec
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Zëvendësministri i Kurtit kërkon arrestimet e Agron Mustafës e Pal Lekajt

Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, pretendon se njerëzit që janë vënë në mbrojtje të buxhetit të shtetit dhe interesit publik, po arrestohen. Teksa personat që sipas tij i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, nuk po arrestohen.

Ai ka përmendur emrat e dy ish-zyrtarëve të lartë. Ish-drejtorin e Telekomit Agron Mustafa dhe ish-ministrin Pal Lekaj, për të cilët thotë se nuk janë arrestuar.

Postimi i plotë:

‘S’ka arrestim për Agron Mustafën për dëmin që pretendohet që ia ka shkaktuar buxhetit të shtetit prej 7 milion euro.

S’ka arrestim për Pal Lekajn për dëmin që pretendohet që ia ka shkaktuar buxhetit të shtetit prej 53 milion euro.

Por, ka arrestime të personave që janë vënë në mbrojtje të buxhetit të shtetit dhe interesit publik.’/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...