6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Zëvendësministri Mjeku dhe ambasadorja kanadeze e vizitojnë Trepçën

Zëvendësministri i Ekonomisë (ME), Getoar Mjeku së bashku me ambasadoren e Kanadasë, Jessica Blitt dhe eksperten e minierave të angazhuar në ME, Deborah Archibald, e kanë vizituar Ndërmarrjen “Trepça”, përcjellë ‘RADIO 1’.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira që ka Republika e Kosovës me Kanadanë, veçanërisht në sektorin minerar, me përkrahjen që po i jepet vendit tonë për krijimin e Strategjisë së re për minierat në Kosovë.

Gjatë vizitës, Zëvendësministri Mjeku e ambasadorja Blitt panë për së afërmi kushtet në të cilat po zhvillohet procesi i punës në Ndërmarrjen Trepça dhe u njoftuan për gjendjen në këtë ndërmarrje.

Qeveria e Kanadasë po përkrah Ministrinë e Ekonomisë me një eksperte të fushës së minierave, e cila do të vazhdojë të kontribuojë gjatë muajve në vijim, për zhvillimin e Strategjisë së re të minierave dhe modernizimin e teknologjisë në Trepçë./Njeshi&RADIO 1/

Zv/Ministri Kelmendi: E pabesueshme se si orkestrohet dhe manipulohet me të pavërteta!

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...