Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ,i ka reaguar deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, pas kjo e fundit paditi për shpifje ministren Albulena Haxhiu.
Sallahu përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar fotografi të cilat sipas tij tregojnë për mospjesëmarrjen e deputetes në mbledhjet e Komisionit.
“Kjo është shkelje e legjislacionit në fuqi.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Zonja Deliu tha se ka bërë padi sot ndaj ministres Haxhiu për gjoja shpifje ndaj saj.
Më poshtë gjeni pjesëmarrjen apo më saktë mospjesëmarrjen e saj në mbledhjet e Komisionit për të cilat anipse nuk ka marrë pjesë është kompensuar financiarisht.
Kjo është shkelje e legjislacionit në fuqi./Njeshi/