15.7 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Zëvendësministrja Gashi në Maqedoninë e Veriut: Sulmet ajrore të NATO-s, veprim i drejtë dhe historik

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (ITKSHK) ka shënuar 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi mori pjesë atje, duke ritheksuar se sulmet ajrore të NATO-s ishin veprime të drejta historike dhe ndërhyrje të nevojshme për të ndaluar gjenocidin e Serbisë ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

“Reflektimet të cilat i bëjmë sot mbi Republikën e Kosovës, si një shtet që promovon lirinë dhe demokracinë, bazuar në parimet e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe në vlerat perëndimore, janë argumenti më i fortë për të vlerësuar sulmet ajrore të NATO-s, si një veprim të drejtë dhe historik”, ka thënë Gashi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...