-1.1 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

Zëvendëssekretari amerikan pritet në takim nga presidentja Osmani do të diskutohet për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani pritet të fillojë në orën 09:45.

Departamenti i Shtetit, njofton se në Kosovë, do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.

Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.

Ndërkaq, vetë Verma ka thënë se gjatë kësaj vizite do të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mezi pres të udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi këtë javë për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Verma në llogarinë e tij në platformën “X”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...