16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s takon Sorensenin: Bashkëpunimi NATO-BE, çelësi i ruajtjes së stabilitetit në Ballkan

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e Aleancës Veri-Atlantike, Radmilla Shekerinska ka takuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, për dialogun Kosovë-Serbi.

Shekerinska në një postim në X shkruan për rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE për stabilitetin në Ballkan.

“Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan ajo.

Ndryshe, ditë më parë për vizitë në vendin tonë ishte shefi i NATO-s, Mark Rutte.

Ai pas takimit me liderët shtetërorë kishte thënë se NATO mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...