1.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Zgjatet afati për apel kundër urdhrit për zhdëmtim në rastin Shala

Gjykata Speciale njofton se në çështjen Pjetër Shala është zgjatur afati i mbrojtjes për dorëzimin e njoftimit për apel kundër urdhrit për zhdëmtim.

“Në çështjen Pjetër Shala, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi kërkesën e Mbrojtjes lidhur me zgjatjen e afatit dhe caktoi datën 28 janar 2025 për dorëzimin e njoftimit të tyre për apel kundër urdhrit për zhdëmtim. I njëjti afat vlen edhe për Mbrojtësin e Viktimave, nëse vendosë të dorëzojë njoftimin për apel. Më shumë informacion në versionin e redaktuar publik të vendimittë Panelit të lëshuar sot, 17 janar”, njofton Specialja./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...