5.9 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Zgjatet orari i punës së barnatoreve në kryeqytet deri në orën 23:00

Me shumicë votash të këshilltarëve komunalë, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka aprovuar ndryshimet e rregullores për kujdestari të barnatoreve në kryeqytet.

Kjo duke u bazuar në kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve dhe komunitetit gjatë periudhës dy mujore sa ka filluar funksionimin i kësaj rregullore.

Nga ora 08.00-23.00 do të jetë orari punës së barnatoreve, nga e hëna deri të shtunën, ndërsa nga 23.00-08.00, pesë barnatore do të kujdestarojnë me fokus afër QKUK dhe tri qendrave të mjekësisë familjare nga e hëna deri të shtunën dhe 08.00-08.00 orari 24 orë të dielave dhe festave dhe 30 barnatore kujdestare të dielave dhe festave, ka njoftuar Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës në një postim në Facebook

Zbatimi i orarit të ri fillon pas disa javësh, pas kalimit të procedurave të nevojshme të rregullores./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...