21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Zgjatja e afatit për regjistrim të popullsisë, qytetarët që ende nuk janë regjistruar duhet ta thërrasin ASK-në

Pas shtyrjes së afatit për regjistrim të popullsisë, qytetarët do të mund t’i nënshtrohen këtij procesi edhe për shtatë ditë.

Madje, Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka kërkuar më shumë bashkëpunim nga qytetarët, të cilët nuk janë regjistruar deri më tani.

Duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është ky proces, sipas demografit Hazer Dana, institucionet është dashur të punojnë më shumë, që mos të ketë dështime.

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Qeveria vendosi që edhe për mërgimtarët ta shtyjë procesin e regjistrimit deri më 31 gusht.

Gjithëpërfshirja është mirëpritur nga ekonomistët.

Për të punuar më intensivisht për këtë proces, ASK-ja tashmë ka publikuar 10 numra telefonik, duke propozuar po ashtu, kohën e përshtatshme për t’i zhvilluar intervistat që mund të realizohen nga ora 09:00 deri në 19:30.

Ndërkaq diaspora mund ta bëjë regjistrimin vetëm përmes platformës online eDiaspora./Njeshi&ATV/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...