Nga ky votim, për të cilin deputetët votuan radhazi, kanë shkuar në balotazh dy kandidatët që morën më së shumti vota për kryesues të Bordit të ZRRE-së, Bekim Jakupi me 35 vota dhe Petrit Pepaj me 22 vota.
Ndërsa për shkak të asaj se asnjëri nga kandidatët për anëtar të bordit të RTK-së dhe të KPM-së nuk arritën të marrin votat e nevojshme, duhet të përsëriten konkurset për pozitat përkatëse.
Pas përfundimit të numërimit të votave, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 16.
]]>