5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Zgjedhjet dhe pritjet nga 9 shkurti, Bislimi takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas një njoftimi të ZKM-së, ata bashkëbiseduan rreth partneritetit Kosovë-ShBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

“Temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet e ardhshme e fushata e cila sapo ka filluar dhe pritshmëritë e 9 shkurtit. Në takim u trajtua dhe bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesi i dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.”, thuhet në njoftim.

Bisilimi e ka falënderuar Prattipatin  për bisedën e sotme e bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...