4.4 C
Pec
E martë, 11 Shkurt, 2025

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ nënshkruan kontratën 120 mijë euroshe për transportin e fletëvotimeve e materialeve tjera zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë tenderin për transportin e materialit fletëvotimeve dhe materialit jo sensitiv për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ato lokale si dhe balotazh.

Vlera totale e kontratës është 119 mijë e 888 euro. Me këtë kontratë është shpërblyer “IN&LOGISTOCS SH.P.K”.

“Mjetet transportuese duhet te jenë të mbyllura dhe me kapacitet të madh të bartjes në mënyrë që materiali i nevojshëm të jetë nëpër vendet të caktuara me kohë dhe i sigurt. Kontrata e transportit do te shfrytëzohet edhe për te gjitha nevojat tjera KQZ-së SKQZ-së sa i përket transportimit si të materialeve inventarit bartjes së depos etj. Kamionët te jenë 100% te siguruar nga te reshurat atmosferike”, theksohet në dosje.

Për ditën e zgjedhjeve kur do të bëhet shpërndarja e materiale, është theksuar se nevojiten 25 kamionë.

“Për shpërndarjen e materialit te fletëvotimeve, listës votuese, vulave, ngjyrës matrikuluese dhe tjerë e qe do te shpërndahen ne përcjellje te Policisë se Kosovës, OE duhet te siguroj 25 kamion për ditën kur do te shpërndahen materialet sensitive deri ne QKN-te Komunale. OE duhet te përgatis dhe caktoj me kohe shoferet dhe kamionët ,ku dy dite para shpërndarjes do te sjell tek ne kopjet e librezave te Kamionëve te cilët caktohen për ditën e shpërndarjes se materialeve sensitive si dhe te kompletoj dokumentacionin e shofereve, si letërnjoftimin lejen e vozitjes dhe librezën e kamioni te cilin e përdore shoferi ditën e shpërndarjes dhe ti dorëzoi te zyrtari i transportit për planifikim te shpërndarjes”, thuhet në dosje.

Nënshkrimi i kontratës është bërë para dy ditësh.

 

 

Kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...