8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Zgjedhjet e parakohshme në veri, ja çka biseduan përfaqësuesi i BE me kryetarin e Listës Serbe

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku u takua me kryetarin e sapozgjedhur të Listës Serbe, Zlatan Elek.

Szunyog përmes platformës sociale ‘X’ ka bërë të ditur se me kryetarin e Listës Serbe ka diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme lokale, si dhe për procesin e dialogut.

“Në një vizitë në Mitrovicën e Veriut, sot pata një takim njohës me presidentin e sapozgjedhur të Listës Serbe, Zlatan Elek. Diskutuam një sërë temash, duke përfshirë zgjedhjet e parakohshme lokale dhe procesin e dialogut. I urova suksese në detyrën e re” ka shkruar Szunyog./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...