-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Zgjedhjet në Kosovë, Vuqiç u bën thirrje serbëve: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë është…

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe, sepse siç tha ai, është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t’i dëbojë.

“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë. Që të mos jetë e vështirë për ata që kanë nevojë për një ditë pushimi për të shkuar në shtëpitë e tyre. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse ajo është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova”, tha Vuqiç.

“Lista Serbe është e vetmja listë që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet”, shtoi presidenti serb, sipas asaj që shkruan Tanjug. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...