14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Zgjedhjet në Kosovë, zhvillimet kryesore deri më tani

Në Kosovë sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë.

Këto janë disa nga gjërat që dihen deri tani:

-Kutitë e votimit janë hapur në orën 7:00. Deri në orën 11:00 kanë dalë 8.58 për qind e qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se procesi është duke u zhvilluar qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident të madh.

-Ka pasur raportime për vonesa në hapjen e disa vendvotimeve dhe shqetësime për shënjimin e gishtërinjve me ngjyrë matrikuluese, por KQZ-ja nuk i ka adresuar këto çështje.

-Katër kandidatët për kryeministër – Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj – e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës dhe u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë njëjtë.

-Thirrje të ngjashme ka bërë edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.

-Në këto zgjedhje po marrin pjesë edhe serbët lokalë, ndonëse kishin bojkotuar zgjedhjet prej nëntorit të vitit 2022, kur Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – pati dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Një pjesë e serbëve që financohen nga shteti i Serbisë, kanë votuar kolektivisht në një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut.

-Zgjedhjet janë duke u mbikëqyrur nga rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) dhe vëzhgues të angazhuar nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...