16.1 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

“Zgjedhjet në LDK, ende pa kandidatura zyrtare”

Procesi zgjedhor në LDK tani sapo ka filluar dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj partie.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, përmes rrjetit Facebook, sipas të cilit kandidaturat zyrtarisht shpallen në Kuvendin e LDK-së dhe për të gjitha informacionet do të njoftojnë mediet me kohë, transmeton Njeshi.

Sipas tij, LDK është konfirmuar se është parti e hapur, ka potenciale të kuadrove dhe do të zhvillojë procedura të plota demokratike zgjedhore.

Ndryshe, LDK duket se nuk do ta ketë më në krye të saj Isa Mustafën, i cili për dy mandate radhazi, qeverisi me këtë parti.

Deri më tani, gjashtë emra të anëtarëve të LDK-së janë përfolur në media, të kandidojnë për të parin e partisë: Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...