17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Zgjedhjet në Tërnoc, Kamberi: Votuesit po frikësohen me alarm për bombë

Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar sot në Tërnoc të Preshevës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në një shkollë është dhënë një alarm fals për bombë, kjo sipas tij është për t’i frikësuar votuesit.

“Në Tërnoc, në njësinë numër 6, nuk ka filluar votimi as pas tre ore përplasjesh mes komisionerëve që ka filluar pas provokimeve të komisionerëve të SPS se ‘kjo është mbretëri dhe na vendosim këtu’. Shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu është mundësuar të votojnë”.

“Ndërkohë vjen një paralajmërim për ‘bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po mbahen votimet’, që e ka marrë drejtori i shkollës me telefonatë anonime, skenar ky për të krijuar frikë te votuesit shqiptar”,ka shkruar Kamberi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...