2 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Zgjedhjet në Tuz, Bushati: Malësia na bashkon!

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati vlerësoi sot bashkimin në koalicion të shqiptarëve në zgjedhjet për drejtimin e komunës Tuz, në Mal të Zi.

Ish-ministri i Jashtëm i konsideroi shqiptarët në Malin e Zi, një urë solide e miqësisë mes dy vendeve.

“Janë bërë shumë përpjekje të shkuara, në radhë të parë për të siguruar statusin e pavarur të komunës dhe administrimin e pavarur të saj nga Podgorica”, tha Bushati.

Bushati tha se shpreson që koalicioni “Malësia na bashkon” të jetë një premisë e mirë, jo vetëm për zgjedhjet që zhvillohen nesër në Tuz, po mbi të gjitha për të fuqizuar më tej statusin e shqiptarëve në Malin e Zi.

“Shqiptarët në Malin e Zi ishin një forcë përcaktuese për pavarësinë e Malit të Zi, për kursin euroatlantik dhe janë një urë solide e miqësisë ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi”, tha ai.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...