5 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë dhe dy shqiptarë

Deputetja dhe profesorja e së drejtës kushtetuese Gordana Siljanovska- Davkova, u zgjodh kandidate për Presidente të Maqedonisë së Veriut nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Slogani i fushatës së saj është “Lidershipi që sjell ndryshime është i rëndësishëm.”

“VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj kanë punuar për katër vite dhe kanë dëshmuar se partia jonë është e vetmja alternativë e jashtëzakonshme evropiane”. – u shpreh kandidatja për presidente.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi nga anëtarët e partisë, por edhe të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhjet presidenciale, por edhe në ato parlamentare për të “votuar për ndryshimin e madh”.

LSDM-ja, në konventën partiake të së dielës miratojë kandidaturën e presidentit aktual Stevo Pendarovski për një mandat të dytë. Në garë për zgjedhjet e 24 prillit janë edhe dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Arben Taravari nga Opozita e Bashkuar Shqiptare me koalicionin “VLEN”.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri më tani janë 11 kandidatë për president, 5 prej tyre kanë mbledhur 10 mijë votat e nevojshme duke zyrtarizuar kështu kandidaturat e tyre për garën zgjedhore më 24 prill.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa raundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj. Procesi zgjedhor po organizohet nga qeveria teknike me kryeministrin e parë shqiptar Talat Xhaferi./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...