-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Zgjedhjet, raportohen dy probleme të tjera nga vëzhgimi

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka ndarë dy probleme tjera nga vëzhgimi nga procesi zgjedhor që po mbahet në Kosovë.

Njëri problem sipas tij është ndarja e votuese në vendvotime sipas mbiemrit.

“Ndarja e votuesve në vendvotime sipas mbiemrit, kur mbiemrat me të njëjtën shkronjë janë shpërndarë në dy vendvotime të ndryshme, po shkakton pritje të panevojshme dhe po dekurajon votuesit që të presin përsëri në radhë”.

Kurse tjetri është përdorimi i telefonave nga votuesit për të parë listën e gjatë prej 10 emrash, që siç thotë ai “po shkakton reagime nga komisionerët, për shkak të dyshimeve për fotografim të fletëvotimit”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...