26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Zgjerohet rruga “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë dhe bëhet me ndriçim publik e shteg biçiklistësh

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se në kuadër të investimeve në infrastrukturë, rruga “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë është zgjeruar dhe është bërë me trotuare e sinjalistikën e duhur.

Hamza ka thënë se kjo rrugë tanimë është bërë edhe me ndriçim publik dhe korsi biçiklistësh.

“Rruga ‘Mbretëresha Teutë’ nga sot do të duket kështu, e zgjeruar, me sinjalistikë të duhur, me ndriçim, korsi biçiklistësh, trotuare, sistem nëntokësor kabllor e gjelbërim”, ka thënë Hamza, për Telegrafin.

Hamza është shprehur se ky është një investim i duhur që sipas tij, do ta lehtësojë qarkullimin e veturave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...