14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Zgjidhja e thjeshtë për pastrimin e grilave të skarës

Moti më i ngrohtë po vjen, dhe bashkë me të edhe sezoni i pjekjes së mishit në skarë

Pastrimi i skarës është një punë e pakëndshme dhe aspak e lehtë. Ju ndoshta jeni lodhur tashmë me mjete të ndryshme pastrimi që nuk kanë erë të këndshme.

Sidoqoftë, ekziston një mënyrë shumë më e mirë dhe më e natyrshme – qepa.

Kjo alternative, është jo toksike dhe e lirë.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të qëroni gjysmën e qepës dhe pjesa tjetër e procedurës është shumë e thjeshtë.

Nguleni qepën në një pirun dhe fërkojini mirë grilat e skarës për t’i hequr yndyrën dhe papastërtitë.

Bëni këtë sapo të hani, ndërsa skara është akoma e ngrohtë, sepse në të ftohtë ky truk nuk funksionon.

Grilat mund t’i spërkatni me uthull të bardhë dhe lëng limoni për ta pastruar më mirë.

Qepa ka efekt antibakterial, prandaj skara dezinfektohet menjëherë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...