Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas një audio-incizimi që është bërë viral në rrjetet sociale.
Në të është publikuar një bisedë e gazetares, ku thotë se bashkëshorti i Olta Gixharit do që ta shantazojë dhe që ta blejë me para.Meqë videoja u bë virale, ajo ka postuar një video në Instagram, me anë të të cilës ka treguar se si qëndron e vërteta. Lekatari thekson se ka përdorur termin e gabuar për shkak të presionit si dhe vë në pah se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Për mua të gjithë banorët janë njësoj sepse nuk kam debate të përditshme me ata ose përjetime të përditshme, unë do të vazhdoj të jem tolerante dhe të shpërndaj këtë frymën e tolerancës që kam bërë deri më tani dhe të vë në dukje kur banorët gabojnë dhe t’i ngre kur kanë sjellje të mira. Ju lutem mos fryni dhe mos zmadhoni diçka që nuk është e vërtetë. Askush nuk ka tentuar të më shantazoj. Nëse dikush do kishte tentuar të më shantazhonte jeni të sigurt që e kisha thënë apo drejtuar në organet e rendit. Faleminderit. /Njeshi/