Ndeshja gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës është zhbllokuar në mesin e pjesës së parë, ku italianët kanë kaluar në epërsi. Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë ishte mbyllur 3-3, duke dhuruar shumë rikthime dhe emocione.
Zikaltërit e nisën mirë ndeshje, duke qenë të sigurt në mbrojtje, por të shpejtë në kundërsulme.
Zhvillohej minuta e 21-të, ku nga një kundërsulm i tillë, ku Denzel Dumfries mori një pasim drejt zonës, ai pasoi te Lautaro Martinez që shënoi për 1-0.
Festë e madhe në Guissepe Meazza, ku Interi tani është në epërsi me rezultat të përgjithshëm 4-3. /Njeshi/