20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Zhduken dy të mitur në Podujevë e Fushë Kosovë, policia vihet në kërkim

Dy raste të zhdukjes janë raportuar në Kosovë, ku një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçare janë larguar nga shtëpitë e tyre pa lajmërim dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë ka ndodhur më 5 prill në orën 09:00, në Lupq të Poshtëm të Podujevës, ku babi ka raportuar se djali i tij 16-vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Ndërkaq, po në të njëjtën ditë, rreth orës 23:00, një vajzë 14-vjeçare nga Fusha e Kosovës është raportuar e zhdukur, pasi ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka dhënë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Policia është angazhuar për të hetuar të dyja rastet dhe po punon për gjetjen e të rinjve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...