22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Zhduket e mitura nga Hani i Elezit, shkoi për testin e arritshmërisë e nuk u kthye më

Një vajzë e mitur nga Hani i Elezit është raportuar e zhdukur nga nëna e saj.

16 vjeçarja nuk është kthyer në shtëpi nga 25 qershori, ditë kjo kur kishte shkuar për ta kryer testin e arritshmërisë.

Për këtë arsye siç shkruan sinjali, nëna e saj ka kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur vajzën.

E mitura raportohet ta ketë me vete edhe kartelën bankare të nënës së saj më të cilën ka kryer pagesa.

Në bazë të pagesave online që i ka bërë, ajo dyshohet se ndodhet në rajonin e Ferizajt, por që policia ende nuk ka rënë në gjurmë të saj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...