21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj

Në qytetin e Ferizajt, një qytetare ka raportuar në polici se vajza e saj 28-vjeçare është zhdukur.

Ajo ka thënë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 06.05.2024 në ora 10:00, nga një qytetare kemi pranuar një informatë se vajza e saj e moshës 28-vjeçare nga ora 07:00 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më.”

Ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit policorë kanë marrë informacionet e nevojshme dhe janë në kërkim të saj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...