22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Zhduket zhduket Valon Pupovci nga Peja, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Valon Pupovci, 46-vjeçari nga Peja, është zhdukur që nga pasditja e 14 qershorit.

Lajmin për zhdukjen e tij, e kanë raportuar familjarët.

Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Pupovcit, teksa rasti është lajmëruar edhe në polici.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin e lartcekur lidhur me viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori” thuhet në raportin policor të 15 qershorit.

Sipas familjarëve, Valon Pupovci ka probleme mendore, për ç’arsye tash e dy vjet është pjesë e Qendrës rehabilituese në Shtime.

Familjarët kanë deklaruar se Pupovci dyshohet të ketë ikur nga qendra, për të ardhur më pas në Pejë.

Pas arritjes në Pejë, ai është nisur me autobus drejt Prishtinës, e më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Nga ajo ditë e tutje, familjarët nuk kanë më asnjë informacion mbi të.

Të gjithë qytetarët sugjerohen që, nëse e shohin personin në fjalë, të njoftojnë organet e sigurisë, ose familjarët në numrin e telefonit 045753318. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...