12.5 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Zhegrova: Duam të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Lille ka shënuar fitore të lehtë 3:0 në shtëpi ndaj Lorient në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.

David dhe Cabella shënuan golat e parë për vendasit.

E ylli kosovar, Edon Zhegrova shënoi një gol të bukur në stilin e tij në minutën e tretë shtesë për epilogun e këtij takimi.

Pas ndeshjes, Zhegrova tha se ambiciet e klubit të tij janë të larta dhe se duan të luajnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

“Të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve? Sigurisht që ambiciet tona janë të larta. Duhet të jemi në krye të renditjes, duam të luajmë në Champions League sezonin e ardhshëm”, tha Zhegrova në Prime Video.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...