8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Zhvarroset trupi i Liridona Ademaj, pritet të rivarroset në orën 14:00 varrezat pranë familjes

Është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cernjan të Gjakovës trupi i pajetë i Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën në një plan të mirëmenduar nga bashkëshorti i saj, Naim Ademaj.

Përmes një njoftimi mortor të bërë nga familja Ademaj, Liridona pritet të rivarroset me një ceremoni të dytë në varrezat e fshatit Rracaj në orën 14:00

“Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamirës se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë më datën 29.11.2023 bëhet më datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e familjes.

Krahas bashkëshortit në pranga ka rënë edhe nipi këtij të fundit, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje. Ai është anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, por gjatë marrjes në pyetje ka mohuar se ka marrë pjesë në vrasjen e gruas së dajës. Edhe familjarë të tij kanë deklaruar se i dyshuari ndodhej në banesë natën e krimit.

Emri i Naim Murselit u përmend nga një tjetër i arrestuar, Granit Plava, që dyshohet si ekzekutor i 33-vjeçares. Të dy këta kanë pranuar krimin, për të cilin ishin paguar paraprakisht 15 mijë euro dhe 15 mijë të tjera do të jepeshin më pas nga bashkëshorti i viktimës.

Policia ndërkohë ka sekuestruar armën e krimit dhe makinën që u përdor për planin e organizuar nga Naim Murseli.

Liridona Murseli u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin kosovar teksa ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Persona të armatosur i kanë ndaluar dhe u kanë kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.

Më pas një prej grabitësve ka qëlluar me armë në drejtim të familjes. Njëri nga plumbat ka preku gruan duke e lënë të vdekur në vend./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...